Foto

Rita Ora me fotografi të veçantë uron të atin për ditëlindje

Sot feston ditëlindjen babai i yllit botëror Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora).

Ai ka pranuar urime të shumta nga miq e familjarë dhe një i veçantë nuk mungoi as nga e bija.

Këngëtarja e famshme zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.

“Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues”, ka shkruar ajo.

Krijuesja e hitit “Anywhere” theksoi: “Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”.

Besniku u shpërngul me familjen në Angli përpara luftës, në vitin 1991, ku këngëtarja ishte vetëm njëvjeçe.

Përveç Ritës, Besniku dhe Vera janë prindër edhe të dy fëmijëve tjerë: Elenës dhe Donit.