Këngëtarja Shqipëtare

Rita Ora më e suksesshme se Taylor Swift dhe Mariah Carey

Ndër femrat shqiptare më të suksesshme në botë, është padyshim Rita Ora.

Është pikërisht Rita ajo që hapi rrugën për depërtimin e artisteve tjera shqiptare në tregun botëror të muzikës.

29 vjeçarja debutoi në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë po vazhdon t’i prek majat e sukseseve ndërkombëtare.

Sot ajo është një prej këngëtareve më të famshme dhe më të kërkuara në botë.

Madje ajo mbanë rekordin për këngëtaren me më së shumti këngë solo në listën e 10 projekteve muzikore më të dëgjuara në Britani.

Këngëtarja shqiptarja ka më shumë këngë solo në historinë e top 10 në Mbretërinë e Bashkuar, se sa Mariah Carey dhe Taylow Swift së bashku.

Kjo ka bërë të lumtur edhe vet Ritën e cila ka ndarë me miliona adhurues të saj në Instagram këtë fakt.

Ndryshe, Rita së fundi ka finalizuar projektin e ri me videoklip i cili publikohet së shpejti.