Rita Ora

Rita Ora me dedikim të veçantë për motrën në ditëlindjen e 34-të

Motra e Rita Orës, Elena Ora, feston sot (e premte) ditëlindjen e 34-të.

Ajo me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit, përfshirë këtu edhe një të veçantë nga ylli i famshëm.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” ka ndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave uron të motrën.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shumë urime për këtë shpirt të pastër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej imazheve.

Elena vlen të ceket se është edhe menaxhere e Ritës që e shoqëron në thuajse çdo event.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo e ka udhëhequr karrierën e këngëtares tashmë me renome botërore që kur ishte 18 vjeçare.

Rita ndryshe është bërë një emër mjaft i suksesshëm jo vetëm në muzikë, pasi deri më tani ka bashkëpunuar edhe me brende të njohura. 

Foto: Screenshot/Instagram