Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare, Rita Ora, ka vendosur që të bëjë një turne botëror “Phoenix” në Australi muajin e ardhshëm.

Këngëtarja 28-vjeçare ka zgjedhur që të mbajë koncertin për të shpërblyer besnikërinë e fansave të saj australianë, transmeton Koha.net.

“Jam lidhur shumë me Australinë dhe i dua shumë fansat e mi atje”, ka thënë Ora për “Confidental”, shkruan “Daily Mail”.

Gjithashtu, Ora ka disa hite në Austri dhe ka bërë disa bashkëpunime me artistë australianë.