Rita Ora filmon të pasmet para pasqyrës (FOTO)

Rita Ora po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës, nga ku nuk kanë munguar fotografitë atraktive.

Ditën e sotme, këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq e veshur me bikini të zeza, teksa po e filmonte trupin nga afër.

Ajo kishte veshur një bluzë mbi bikini, por sërish në plan të parë kishte të pasmet.

Kujtojmë se “Ritual” titullohet projekti i fundit i Ritës në duet me Jonas Blue dhe Tieston, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.

loading…