Në familjen e Rita Orës sot ka festë.
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen, me këtë datë ajo mbush plot 28 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Që në orët e para të kësaj date, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga familja, miqtë dhe shoqëria.

Padyshim që urimin më të veçantë ajo e mori nga nëna e saj, Vera Ora, e cila zgjodhi fjalë në gjuhën shqipe për ta uruar atë.

“Rita Pita urime ditëlindjen zog! Të dua shumë! Shijoje Phoenix”, ka shkruar ajo mbi një foto nga fëmijëria e Ritës.

Njësoj e uroi edhe babai, i cili shkroi “Happy Birthday Girl ????. Shume Urime.
Love
Babi”.

Kujtojmë që këngëtarja të premtën lansoi albumin e ri “Phoenix”, me të cilin po kryeson në tabelat në
https://www.instagram.com/p/BqnqnGRnjsZ/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
mbarë botën.