Rita Ora falënderon Korenë për koncertin madhështor

Pas disa ditë pushimeve Rita Ora i kthehet punës.

Rita Ora i ka dhënë fund pushimeve për të vazhduar aty ku ka mbetur me koncerte të shumta, dje artistja kishte mbajtur një koncert në Kore, shkruan lajmi.net.

Pritja e e tyre i ka lënë përshtypje këngëtares e cila pas përfundimit publikoi disa fotografi në Instagram nga organizimi i mbrëmshëm ku shkruan: “Korea ju qetë të mahnitshëm’.

Rita nuk ka kohë për të humbur, pas Koresë ajo ka udhëtuar për në Tokyo për të mbajtur edhe një koncert, ndërsa sa i përket këngëve e fundit është ‘Ritual’ e publikuar para një muaji.

loading…