Rita Ora duket mahnitëse me fustan transparent në ditëlindjen e të dashurit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shpeshherë tregon fizikun e saj përmes fotografive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo organizoi ditëlindjen e të dashurit të saj, ku edhe paraqitja e saj ishte e jashtëzakonshme me një fustan të zi.

Rita Ora bëri një nga paraqitjet më ‘të nxehta’ dhe dukej marramendëse me një fustan të zi, ndërsa ndiqte festën e ditëlindjes së të dashurit, Taika Waititi në 46-vjetorin e tij të lindjes, shkruan DailyMail.

Duke ngarkuar një seri fotografish në rrjetin social “Instagram” të mërkurën, Rita, 30 vjeçe, shfaqej më se e lumtur në krahët e regjisorit të shumë filmave, para se të publikonte edhe fotografi me yje të tjerë të listës A, përfshirë: Rami Malek, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.

Rita dukej e pabesueshme teksa tregonte figurën e saj trupore me fustanin transparent, i cili kishte panele më të errëta që e mbulonin atë në mënyrë modeste.