Këngëtarja kosovare

Rita Ora do të performojë në eventin e Princit Harry

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është përzgjedhur që të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave “Invictus Games 2023”, që organizohet nga Princi Harry.

Kjo ceremoni zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku pritet që princi të mbajë një fjalim emocionues.

Siç raporton Daily Mail, Rita është shoqe e afërt e Princit Harry.