Rita Ora dhe nëna e saj kërcejnë e tunden me këngë shqip VIDEO

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë vetëm një vjeçe kur prindërit e saj u shpërngulën në Londër.

Por pavarësisht kësaj, ajo asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj, e aq më tepër gjuhën dhe traditat.

Se është krenare për vendin prej nga vjen, Rita vazhdon ta dëshmojë edhe përmes afeksionit që ka ndaj këngëve në shqip.

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, publikoi një video në Instagram, ku shfaqej teksa vallëzonte me të bijën në jaht.

Videoja është realizuar gjatë pushimeve të fundit të familjes Sahatçiu, në ishullin Saint Barts pak para Vitit të Ri.

Nënë e bijë shihen duke kërcyer gjithë pasion nën ritmet e hitit të njohur shqiptaro-francez “Zemër”, që këndohet nga Dhurata Dora dhe Soolking.

“Java e vallëzimit për ditëlindjen e nënë Orës, mirënjohëse për shëndetin dhe familjen”, shkroi Vera në mbishkrimin e kësaj video, duke ua kujtuar edhe kështu ndjekësve që sot feston ditëlindjen e saj të 54-të.

Me këtë rast, ajo edhe ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët, familjarët si dhe fansat e shumtë të Ritës.