Këngëtarja

Rita Ora del me fustan të rrudhosur dhe përqesh veten

Rita ka bërë shaka me daljen e saj të fundit.

Këngëtarja njihet për stilin e saj të veçantë dhe shumë të pëlqyer, e në çdo dalje të saj edhe më t thjeshtën, ajo fotografohet nga gazetarë e ndjekës që çdo herë janë afër saj.

Me këtë rast, Rita duhet të ketë shumë kujdes të jetë gjithmonë e rregulluar deri në perfeksion, shkruan Gazeta Express.

Por, këtë herë Rita është kapur me fustanin e saj shumë të rrudhosur e madje vetë e ka vënë vëmendjen te ky detaj, pasi ka postuar foton në Instagram dhe ka shkruar me shaka: “A ka ndokush hekur?”