Rita ndërron numrin e telefonit për t’iu shmangur ishave

Rita Ora lë të kuptohet se ajo ka ndërruar numrin e telefonit për t’iu shmangur ish të dashurve të saj.

Rita Ora ka zbuluar se kohën e fundit ka ndryshuar numrin e telefonit për t’u ‘pastruar’ prej njerëzve me të cilët nuk dëshiron të flasë, shkruan DailyMail.

Me sa duket, kjo nënkupton që ajo po shmanget nga ishat e saj, pasi krijuesja e hiteve tha se askush nga e kaluara e saj nuk mund të ketë më kontakt me të.

Ajo tha për “The Mirror”: Unë kam pasur numrin e njëjtë të telefonit për një kohë vërtetë të gjatë dhe më në fund ndryshova numrin tij. Tani unë jam sikur “Askush nuk është duke më shkruar”.

“Ndjehem shumë mirë tani. Ndjehem sikur kam pasur një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e kam bërë. Tani kam fuqinë që kë dua ta sjell në jetën time dhe energjinë që dua dhe të flas me këdo që dua”, ka shtuar ndër të tjera Rita.

Kujtojmë që Rita së fundi është në lidhje me Andrew Garfield.