Këngëtarja

Rita me fotosesion mahnitës për “Numero Berlin”, në ditëlindjen e 30-të FOTO

Rita Ora e cila sot feston ditëlindjen e 30-të, ka publikuar fotografitë që ka realizuar për revistën e famshme “Numero Berlin”.

Ora i ka shpërndarë fotografitë në rrjetin social Instagram.

Rita duket shumë bukur në fotografitë e publikuara.

“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër. Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar ajo.