Rita kërkon vendosjen e Kosovës në hartë, i bën reklamë Erës dhe Dafinës

Rita Ora, këngëtarja kosovare, ka bërë thirrje që Kosova të vendoset në hartë nga ana e Apple.

Ajo përmes fotos së hedhur në Instagram, tha se dëshiron që vendlindjen e saj ta vendosin në hartë, pasi, Kosova ka femra të talentuara, që duhet parë nga e gjithë bota.

Ajo etiketoi Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max, por, nuk harroi as Era Istrefin dhe Dafina Zeqirin, duke i targetuar si femra të suksesshme shqiptare.

Për Kosovën, por, edhe për e Erën e Dafinën një TAG i tillë nënkupton reklamë të madhe.