Rita ka një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, por vëmendja bie diku tjetër

Rita Ora ka një mesazh për të gjithë qytetarët në “Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit”.

Rita Ora është një prej fytyrave publike që gjatë kësaj periudhe të pandemisë, nuk i ka kursyer këshillat.

Përmes fotografive të fundit, këngëtarja ka bërë të ditur se çdo ditë del për të ecur në ajër të pastër, por gjithnjë duke qenë e sigurt.

Meqenëse sot është “Dita Ndërkombëtare e Shëndetit”, Rita bëri thirrje që gjatë kësaj kohe të vështirë në të cilën po kalojmë, të qëndrojmë të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.

Por, vëmendje mori veshja super e shkurtër e saj, në të cilën gati zbuloi pjesët intime.

“Unë jam shumë mirënjohës që jam në gjendje të largohem nga shtëpia dhe të kem akses në një vend të sigurt një herë në ditë për të ecur dhe për të marrë frymë në ajër të pastër! Sot është #DitaNdërkombëtareeShëndetit dhe është kaq e rëndësishme që të mbajmë veten të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht gjatë kësaj kohe ??????? Ne mund të jemi përgjegjës së bashku dhe ka një dritë në fund të tunelit !!! Ju dërgoj shumë dashuri të gjithë juve”, ka shkruar ajo.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRitaOra%2Fposts%2F10157160826483601&width=500″ width=”500″ height=”727″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>