Risi për prizrenasit, Totaj po organizon koncert madhështor për festat e fundvitit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paralajmëruar se do të organizohet një koncert madhështor në Shatërvan.

Ky koncert do të ketë për qëllim që t’i argëtoj të gjithë qytetarët, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë për ATV, Totaj u shpreh se do të kujdesën që të krijojmë një atmosferë më të ngrohtë festive në shesh.

Jemi duke u mar me organizimin e një koncerti natën e vitit të ri në sheshin Shatërvan, po besoj që mujm me organizu dhe në mënyrë që të krijojmë atmosferë më të ngrohtë festive në shesh për ata që vijnë edhe nëse nuk ju pëlqen muzika rock të paktën të dëgjojnë muzikë rock shqip dhe do të kenë atmosferë të ngrohtë ku do të përshëndesin njëri-tjetrin, do t’i cakërrojnë gotat, do të urojnë çdo të mirë për vitin e ardhshëm. Gjithashtu ky vit ku ne organizojmë për herë të parë këtë koncert le të jetë fillimi i një tradite e cila e cila do të vazhdohet çdo vit”, tha ai.