Ripërseritë këshilltari i Pacollit: Kurrë Bërnabiqi s’do të lejohet të hyjë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme në pajtim me marrëveshjne e Brukselit ka ndaluar ardhjen e Kryeministres serbe Ana Branbiç në Kosovë, për shkak të deklaratës së saj të fundit fyese për kosovarët ku në një konferencë për media ajo tha se kosovarët “janë të dalë nga mali”.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli Jetlir Zyberja, përmes një postimi në facebook ka thënë se Branbiç përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrë të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas luftës së dytë botërore.

Ja postimi i plotë:

Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhehequr nga zevendeskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres Serbe Ana Brnabic kurrë nuk do t’i lejoj hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milion qytetarëve të Kosovës.

Ajo nuk ka qenë e gjendje dhe ska pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas luftës së dytë botërore.