Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Sipas raportimit të fundit të ditës së hënë, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 390 sosh apo 73.72% e tyre.

Tashmë kanë mbetur edhe 140 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar.

Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Javën e kaluar, KQZ me rekomandim të QNR-së mori vendim që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë nesër.

loading…