Rinovimet e vilës së Harryt dhe Meghanit u kanë kushtuar taksapaguesve britanikë 2.6 milionë euro

Rinovimi i shtëpisë së Dukës dhe dukeshës së Sussexit iu ka kushtuar 2.6 milionë euro taksapaguesve britanikë.

Vila Frogmore në Windsor u shndërrua në një pronë të vetme për princin Harry dhe Meghan, nga pesë shtëpi të ndara.

Çifti, i cili u shpërngul nga Kensington Palace para lindjes së djalit të tyre Archie, ka rinovuar në tërësi pronën e tyre.

Granti Sovran i Mbretëreshës i marrë nga Thesari ishte 91.2 milionë euro në vitin 2018-19, me 33 milionë sosh të lënë mënjanë për mirëmbajtje, duke përfshirë punën e madhe në Pallatin e Buckinghamit.

Duke përjashtuar paratë e transferuara në rezerva për punën e ndërtimit të ardhshëm të pallatit, shpenzimet zyrtare të Mbretëreshës vitin e kaluar kapën shifrat e 75 milionë euro duke shkaktuar një rritje prej 41 për qind në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë llogaritë mbretërore.

Ndryshe, kjo sasi e madhe e rritjes ishte për shkak të renovimit të vazhdueshëm në Pallatin e Buckinghamit dhe punët e ndryshme në rezidencat tjera mbretërore.

loading…