Rinia e Pejës fuqishëm me AAK-në, me videomesazh tregojnë se si bashkohen për 100%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovëa, lider i së cilës është Ramush Haradinaj, tash kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, po fuqizohet cdo ditë. Dëshmi e gjithë këtij besimi janë rinia e këtij vendi, të cilët bindshëm po i besojnë kauzës së AAK-së, 100 për qind shtet.

Përmes videove të shumta publikuar online në platforma të ndryshme, kjo rini kanë dhënë arsyet e tyre pse kanë vendosur t’i bashkohën rrugëtimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe konceptit për shtet të plotë e funksional, të guximshëm për të vendosur si shtet i pavarur, sovran dhe integritet territorial.

Me mbishkrimin “Peja 100 për qind”, këta të rinj të komunës së Pejës, i kanë dhënë mbështetje, konceptit për shtet qind për qind.

Përvec përkrahjes nga rinia e Pejës, AAK ka marrë përkrahje edhe nga grupin i Ansamblit “Ymer Alushani” nga Komorani. “Besimi i tyre në perspektivën e Kosovës shtet 100%, është nder për neve” ka bërë të ditur kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj i cili ka njoftuar po ashtu se mbështetje ka marrë edhe nga afaristi i mirënjohur në Zvicër, Ben Liken, njëri nga djemtë e familjes se Ali dhe Beqë Likes që njihen për vlera të larta.

“E falënderova për përkrahjen e dhënë për Kosovën shtet 100%”, ka shtuar ai.

loading…