Rinia e PDK-së proteston para Kuvendit

Pak minuta para se të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës studentët e Rinisë Demokratike janë duke protestuar para këtij institucioni kundër formimit të Qeversisë.

Ata me pankarta në duar kanë mesazhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Glauk Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe s’janë thjeshtë serbë, por ata janë çetnikë”, janë fjalët që shkruhen në këto pankarta.