Rindërtohet anija e Nuhut, shikoni si duket brenda

60-vjeçari Johan Huibers kaloi katër vjet dhe shpenzoi 1.6 milionë dollarë duke krijuar anijen, e cila brenda saj ka kafshë prej druri, duke përfshirë një gjirafë dhe gorilla të mëdha sa kafshët e vërteta.

Anija tashmë është bërë një atraksion në Dordrecht, Holandë. Por Johan ka thënë se planet e tij janë që ta çojë anijen në Izrael – dhe për ta realizuar këtë po pret donacione.

Duke folur për një agjenci çifute të lajmeve, ai tha: “Destinacioni im i preferuar për anijen është Izraeli. Kjo është një kopje e anijes së Nuhut, dhe duhet të arrijë atje prej ku u nis.