Reperja

Rina ‘qëllon’ Taynën me ‘armë’, kjo është arsyeja

Rina Balaj, këngëtarja më e komentuar në rrjetet sociale, i dha kuptimin e duhur kësaj nate. Reperja ishte pjesë e lojës “Paintball” e cila nxjerr në pah shumë të vërteta nga ana e saj.

E pyetur nga Flori se cilët këngëtarë janë më të dobët në krijimtari, Rina qëlloi foton e Baby G dhe reperit S4MM. Baby G ishte edhe e zgjedhura për pyetjen se cili prej këtyre artistëve është shumë “out” dhe duhet të heqë dorë nga muzika. E pyetur se cilës do ti bënte një “diss”, Rina qëlloi Gjirën duke u shprehur se sipas saj ajo nuk është repere edhe pse tekstet e saj janë shumë agresive.

Më pas Flori bëri pyetjen se cili prej tyre kopjon më shumë, duke mos na surprizuar ajo qëlloi Mozzik. Kujtojmë se Mozzik ka qënë pjesë e labelit ku Rina është aktualisht, duke u larguar jo paqësisht prej aty.

E përgjigjia të cilën të gjithë e prisnim kishte të bënte me Taynën. Pyetja ishte shumë e qartë: “Cili/a prej tyre është më fake?”

Rina qëlloi fotografinë e Taynës, duke na lënë të besojmë se rivaliteti mes tyre vazhdon akoma, edhe pse në treg janë shfaqur repere të reja.