Rina jep një lajm jo të mirë për fansat

Rina Balaj e ka dhënë një lajm i cili nuk do ju pëlqejë aspak fansave të saj.

Këngëtarja shqiptare Rina Balaj nuk po bëhet rehat me llogari në Instagram.

Fillimisht mbylli atë të vjetrin për t’u rikthyer me një të ri e tani si duket po përballet me një tjetër problem.

Ishte vetë Rina ajo e cila i ka njoftuar fansat lidhur me këtë problem. Ajo thotë se nuk po mund të postoj, pëlqej e as të komentojë.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak fansave pasi e duan Rinën aktive por ajo shpreson se ky problem do të rregullohet.