‘Rina do t’i bëjë diss’, reagon Gjira Kajtazi

Reperja shqiptare Gjira Kajtazi, se fundmi i është përgjijur pyetjes thumbuese nga një fans i saj në Instagram.

Në pyetjen, “Rina tha, I kisha bo diss Gjires me i tregu qe su kon repere veq tekste agresive ka bo, çka mendon?” ajo i’a ktheu me një foto të një karatisti me mbishkrimin “Just bring it”, që tregon se është gati për një gjë të tillë.

Së fundmi ajo ka realizuar këngën e saj “Aua” por duket se është gati edhe t’i kthej diss reperes Balaj.

Gjira së shpejti do të bëhet edhe nënë, dhe ka treguar shumë shpesh ndryshimet që i kanë ndodhur në jetën e saj.