Rina Balaj vë në pah gjoksin në një nga daljet e radhës

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, prej vitesh është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjete sociale e faqet rozë.

Artistja, e ndjekur nga mijëra ndjekës në rrjete sociale, krahas njoftimeve rreth projekteve e karrierës profesionale, ajo shpesh merr vëmendje me imazhet që publikon.

E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, në të cilat ka vënë në pah gjoksin në kostumin me dekolte të hapur.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Bukuroshja shqiptare vjen provokuese më shumë se ç’duhet, ndërsa komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta.

“Mos mendo që të lutem”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë duke mos e bërë të ditur se për çfarë e ka fjalën.

Fotografitë po ashtu kanë mbledhur mbi 40 mijë pëlqime.