Rina Balaj thotë se fustani i saj i mbrëmjes së maturës u kopjua nga Bella Hadid

Rina Balaj tregon se çfarë i kishte ndodhur pasi Bella Hadid u shfaq me fustanin si të saj në një ceremoni.

Rina Balaj ka pak kohë që ka hyrë në tregun e muzikës dhe është shndërruar ndër emrat më të komentuar të skenës.

Reperja së fundi është kthyer prapa në kohë, për të kujtuar mbrëmjen e maturës dhe zbuloi një detaj që s’e kemi ditur.

“Tri vite më parë, unë kisha mbrëmjen e maturës dhe ky ishte fustani im. Tri javë më vonë atë vit Bella Hadid bëri të njëjtin fustan me të njëjtën ngjyrë. Instagrami më fshiu fotografinë time kur unë thashë se Bella Hadid më ka vjedhur fustanin. Është në rregull, Unë nuk do ta padisë atë”, ka shkruar Rina sipër njërës fotografi.

Më tej, ajo publikoi fotografi të tjera me fustanin e maturës si dhe ato të Bellës me fustanin që ka ngjashmëri të madhe me të saj.

“Ajo duket mirë. Nuk po them që ajo vodhi fustanin tim”, përfundoi Rina.