Rina Balaj thotë “Addiction” në projektin e ri muzikor

Rina Balaj është rikthyer me një projekt të veçantë muzikor.

Këngëtarja e njohur ka publikuar këngën me titullin “Addiction”, që e solli bashkë me videoklip.

Rina u shfaq tejet unike në klip, e veshur me një fustan me ngjyrë të errët blu të kombinuar me një pelerinë vjollce të hedhur mbi krahë, teksa shkëlqente me flokët e kuqe me të cilat identifikohet prej kohësh.

Për realizimin e videoklipit të ri të këngëtares nga Peja u kujdesën Dina Morina dhe Mjellma Istrefi.

“Faleminderit të gjithëve që e keni prit”, ka shkruar Rina në njoftimin se kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat.

Kujtojmë që Rina është gjithashtu në përgatitje të një albumi të ri.