Rina Balaj tallet me Loredanën, për Mozzik thotë: S’mund t’i them reper

Rina Balaj ka dhënë komentin e saj për rastin e Loredanës.

Reperja ka dhënë mendimin e saj për Loredanën dhe reperin i cili ishte pjesë e labelit ku është ajo, Mozzik.

Rina e pyetur në emisionin 72 sen, ka thënë se Mozzik-un e konsideron thjesht si këngëtar të mirë.

“Si këngëtar m’ka pëlqy, si reper s’mund t’i them reper”.

Ndërsa për Loredanën ajo me tallje thotë: “Hmm.. Si çka Loredanën, si çka…Si avokate më shumë më pëlqen”.

Kjo pasi që Loredana po akuzohet se është personifikuar si avokate për të mashtruar çiftin zviceran dhe për t’i marrë para.