Rina Balaj sjell poza provokuese nga shtrati teksa vë në fokus linjat joshëse

Këngëtarja Rina Balaj ka sjellë imazhe të reja për fansat e saj në Instagram.

Në një fotosesion mjaft provokuese, Rina shihet e shtrirë në shtrat ndërsa ka të veshur një palë bikini njëpjesësh të zeza, me një cigare ndezur që mbante në dorë.

Pamja e saj u kompletua ka grimi i saj i theksuar dhe me një palë syze dielli gjithashtu të zeza.

Foto: Rina Balaj/Instagram,

Vëmendja padyshim ishte tek linjat e saj të formësuara, për të cila autorja e “Bad Rosita” përkujdeset përmes ushtrimeve intensive në palestër.

“Vazhdo përpara largohu dhe shiko nëse të ndjek”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazhe, që morën komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Përndryshe, sa i përket muzikës, Rina pas një pauze të gjatë është iu është rikthyer koncerteve.

Ndërsa, aktualisht po shijon suksesin e këngës “Tornado” që solli në bashkëpunim me reperen Melinda Ademi.