FOTO

Rina Balaj shkëlqen në fotografitë e fundit të postuara në Instagram, për ditëlindjen e saj të 25-të

Këngëtarja e dashur dhe shumë e ndjekur nga publiku shqiptar, Rina Balaj, ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga festimi i ditëlindjes së saj të 25-të.

E njohur për stilin e saj unik dhe të guximshëm, Rina nuk ka zhgënjyer as këtë herë me zgjedhjet e saj.

Në serinë e fotografive të publikuara, Rina shfaqet e veshur me një fustan të shkurtë ngjyrë kafe, i cili thekson linjat e saj dhe shton më tej një imazh provokativ dhe seksi.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Fustani, i cili zbulon mjaft nga trupi i saj, kombinohet me një palë këpucë me taka të larta ngjyrë rozë dhe një kepele të veçantë me fije të njëjtës nuancë, duke i dhënë një prekje edhe më të veçantë dukjes së saj.

Rina pozon e shtrirë mbi shtrat në pozita provokative, duke komunikuar një ndjesi lirshme e cila pasqyron personalitetin e saj të fortë dhe të pavarur.

Ajo ka zgjedhur një makijazh të butë për këto fotografi, i cili në kontrast me elementet e tjera të dukjes të saj. 

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram