FOTO

Rina Balaj shfaqet në super formë në fotot e reja nga pushimet në Afrikë

Këngëtarja Rina Balaj këto ditë ka zgjedhur të relaksohet në një vend tropikal.

Ajo po pushon në plazhet e Zanzibarit dhe nga atje u ka qëndruar fansave pranë me imazhe të ndryshme.

Të shumta kanë qenë fotot që ajo ka sjellur në bikini duke vënë në pah linjat joshëse të trupit për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Edhe së fundmi Rina ka pozuar për disa fotografi ku shihet e veshur me rroba banjë me ngjyrë ari.

Flokët e gjata i la të lidhura në disa gërsheta të gjata, ndërsa kishte vendosur makijazh të lehtë dhe aksesor.

“Tropikale”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotove, që morën pëlqime e komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, sa i përket muzikës Rina së fundmi lansoi këngën e re “Ça je” në bashkëpunim me The Victor.