Rina Balaj rrezit të pasmet në pishinë (FOTO)

Rina Balaj aktualisht është një ndër këngëtaret më të përfolura të rubrikave rozë shqiptare.

Ajo së fundi ka publikuar video projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Adelina Ismailin, “Qikat”, i cili u mirëprit prej fansave.

Zeshkania gjithashtu ka qenë një ndër këngëtaret që ka performuar në edicionin e parë të festivalit “Alba Festival”, i cili u mbajt në qytetin e Zurichut.

Dhe koha për pushimeve verore ka ardhur dhe bukuroshja ka nisur të shijojë rrezet e diellit pranë një pishine.

https://www.instagram.com/p/BzlIMK-BdlV/?utm_source=ig_embed

“Po ju lejoj që të shkoni të shikoni deri poshtë meqenëse më pas do të më shikon lartë”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Rina së shpejti do të fillojë me koncerte muzikore dhe do të sjell këngë të reja muzikore.

loading…