Rina Balaj reagon rreth videos, ku thuhet se është e përfshirë në një përleshje

Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, në të cilën thuhet se është e përfshirë në një përleshje rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj.

Por, këngëtarja shqiptare ka reaguar rreth këtij lajmi duke postuar videon në llogarinë e saj InstaStory, teksa sqaron të vërtetën për fansat e saj.

“Kjo video e cila ditëve të fundit ka pushtuar rrjetet sociale me pretekstin që jam unë, desha t’i paralajmëroj të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe që jam gjithmonë kundër këtyre dukurive”, ka shkruar ajo.

Veç kësaj, bukuroshja është tejet e angazhuar në muzikë, gjersa po punon në projekte të reja që do t’i sjellë në ditët në vijim.

Ajo edhe gjatë kësaj vere do jetë prezente në koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

View this post on Instagram

Soft and Dangerous

A post shared by RINA (@balajrina) on

loading…