Rina Balaj në një darkë romantike (FOTO)

Rina Balaj është një nga reperet më të suksesshme dhe më seksi të momentit e cila me muzikën e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave.

Nuk ka shumë që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe ka arritur që të kthehet në një figurë shumë të lakuar në mediat rozë.

Është shumë e ndjekur dhe aktive në profilin e saj në Instagram, ditën e sotme Rina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim në Instastory.

Reperja po shijon disa pushime në Itali, ku shpesh ndan foto dhe video për fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar pak nga ambienti ku ka ngrënë e vetme në një darkë romantike.

“Një darkë romantike me veten. E dua veten time”- ka shkruar reperja, në foton e postuar nga Venezia.