Rina Balaj konfirmon bashkëpunimin me Adelina Ismailin

Rina Balaj e ka konfirmuar se po vjen në duet me këngëtaren Adelina Ismaili.

Më parë ka qarkulluar një foto në të cilën Adelina Ismaili dhe Rina Balaj shiheshin pranë njëra-tjetrës.

Është diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm mirëpo diçka konkrete nuk dihej, ndërsa tani vetë Rina e ka konfirmuar bashkëpunimin me Adelina Ismailin.

Këtë e ka bërë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, imazh në të cilin dyshja shihen në studio së bashku.

“Cila kong mundet me kon??? shume shpejt @adelinaofficiel ??”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë.