Një qytetar ka shpërndarë një fotografi nga aplikimi në Trust, ku shihet se ka marrë vetëm 3 euro e 12 cent.
Nuk ka kaluar as një orë që është hapur aplikimi në Trust për të tërhequr 10 përqind të vlerës dhe deri më tani kanë aplikuar mbi 30 mijë persona.
Shumë qytetarë kanë arritur që të marrin deri 100 euro por edhe më shumë nga aplikimi në Trust. Mirëpo ka edhe nga ta që kanë përfituar shuma të ulëta.
Një qytetar gjatë aplikimit të tij u njoftua se do t’i përfitojë vetëm 3 euro e 12 cent. Kjo shumë ishte për t’u qeshur, ndërkohë që qytetari e fotografoi atë.
Më poshtë fotografia e publikuar në rrjetet sociale.








