Përballja mes dy gjigandësh në boks po afron dhe është vetëm qështje minutash për të nisur.
Oleksandr Usyk do të përballet me Tyson Furyn në një rimeç, pasi luftën e parë e kishte fituar me vendim të ndarë të gjyqtarëve.
Usyk u bë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda kur e mposhti Furyn, ndërsa sot në garë janë vetëm tre tituj.
A do t’i mbrojë ukrainasi titujt, apo Fury do të bëhet sërish kampion në pesha të rënda? Kësaj pyetje, përgjigja do t’i mësohet shumë shpejt.







