Rikthimi i Ramë Bujës në PDK pas dorëheqjës së para dy vitesh

Ramë Buja më 18 gusht të vitit 2017 kishte dhënë dorëheqje nga Kryesia e PDK-së.

Ai pati dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që e kishte mbajtur deri atëherë.

Arsyer e dorëheqjes, Buja në letrën e tij, kishte thënë se janë objektive dhe të shumëkohshme.

Buja ka thënë ndër tjera se jep dorëheqje për shkak të mungesës së hapësirës.

Mirëpo, Buja tashmë është rreshtuar krah Kadri Veselit, shkruan Ballkani.info.

PDK-ja dje e ka përmbyllur Konventën e nëntë zgjedhore e në listën e Këshillit Drejtues të PDK-së figuron edhe emri i Ramë Bujës. Buja si i rizgjedhur në Këshillin Drejtues, ka marrë 373 vota.

Buja njihet edhe për shprehjen e shumë përdorur nga ai “qofsha i gabuar” të cilën e kishte përdorur edhe në letrën e dorëheqjës në vitin 2017.

Buja ka qenë ministër i Arsimit. /Ballkani.info/