Riktheht zymtësia, zbrazet Prishtina FOTO

Kryeqyteti i Kosovës është zbrazur përsëri. Rrugët e Prishtinës janë bosh.

Kjo për shkak të masave të reja anti-Covid që ka nxjerrë qeveria e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë si vetëdijesim.

”Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”, ka deklaruar Zemaj.

Më poshtë fotografi të kryeqytetit se si po duket mbrëmjen e sotme pas orës 9:00.