Rikthehet shtëpiza e kompjuterit e vjedhur në zyrën e OVL UÇK-së në Lipjan

Falë policisë është rikthyer shtëpiza e vjedhur në zyrat e Organizat7s së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan.

Me anë të një njoftimi nga OVL UÇK në Lipjan, personi i cili dyshohet që e kishte vjedhur e ka riformatizuar, duke i humbur të dhënat që kishte brenda.

“Të nderuar Veteran të UÇK -së si dhe qytetarë lipjanas ju njoftoj se duke ju falenderuar Policisë së Kosovës Stacionit në Lipjan shtëpiza e kompjuterit e vjedhur në zyrën e OVL UÇK-së – Dega në Lipjan është gjetur. Sot na është kthyer shtëpiza, e kompjuterit e cila ishte në gjendje deri dikun e mirë. Kryerësi i veprës (hajni) kishte bërë formatizim të kompjuterit , ku si pasojë e kësaj na janë humbur të gjitha të dhënat. Ju falemnderit për mirëkuptim!”.