Rikthehet orari i rregullt i linjave të autobusit, nga 06:00 deri në 22:00

Trafiku Urban ka njoftuar se pas ndryshimit të lëvizjes së lirë, do të rikthehet edhe orari rregullt i qarkullimit të autobusëve në linjat e Trafikut Urban nga ora 06:00 deri 22:00.

Tutje kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit.