Rikthehet furnizimi me ujë në rrugën “Tirana” në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se sonte në orën 20:00 kanë përfunduar punimet teknike, në intervenimin në gypin fi 200 mm në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

KRU “Prishtina” ka thënë se furnizimi me ujë është rikthyer tashmë.

“Falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit për punën e suksesshme dhe të pandërprerë për tetë orë”, thuhet në njoftim.