Rikthehet Facebook dhe Instagram, kompania nuk jep detaje (VIDEO)

Pas disa orëve që kishin rënë nga sistemi, kompania Facebook ka lajmëruar se çdo gjë është rregulluar.

Që nga ora 11 e mëngjesit të sotëm, Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp kishin pasur probleme të cilat kanë irrituar përdoruesit.

Deri më tani, kompania në fjalë ende nuk ka dhënë sqarime të detajuara rreth rënies, porse ka lajmëruar se gjithçka është rregulluar, shkruan Ballkani.info.

Kjo rënie është shënuar si një ndër rëniet më të gjata të këtyre rrjeteve sociale ku vetëm Facebook kishte marrë rreth 15.000 raportime brenda pak orëve.

Rënia nga sistemi i të tri rrjeteve sociale ka prekur më së shumti Britaninë e Madhe dhe Evropën, për t’u zgjeruar më vonë edhe në vende të tjera të botës. /Ballkani.info