Rikthehet aksesi i Wikipedia në Turqi

Aksesi në Wikipedia në Turqi është rikthyer pas tre vitesh ndalim i cili shikoi sajtin të bllokohej pasi kishte refuzuar të heqte përmbajtje lidhur me grupe që vendi i konsideron terroriste.

Ndalimi u vendos në Prill të 2017-ës pasi Turqia arriti në përfundimin se Wikipedia po ndiqte një fushatë kundër qeverisë. Në Turqi çdo uebsajt i cili përbën kërcënim për sigurinë kombëtare bllokohet.

Por vendimi u ndryshua në Dhjetor nga Gjykata Kushtetuese Turke, shkalla më e lartë e gjyqësorit në vend. Gjykata e konsideroi ndalimin anti-kushtetuese dhe tha se shkel lirinë e shprehjes. Raportime lokale tregojnë se aksesi në Wikipedia tashmë po rikthehet në mbarë vendin.

Në një postim në blog nga Wikimedia, fondacioni tha se qytetarët Turq do të kenë mundësi edhe njëherë të bëhen pjesë e një bashkëbisedimi global rreth kulturës dhe historisë së vendit të tyre.

Nuk është hera e parë që Turqia ka bllokuar uebsajte dhe platforma për promovimin e propagandës antiqeveritare. Më përpara ka bllokuar Twitter, YouTube e kërcënuar Facebook.