Rikthehen fluturimet për Kosovë me këtë rajon të Gjermanisë

Mërgimtarët tanë që jetojnë në rajonin e Friedrichshafen, të Gjermanisë që nga 2 qershori mund të fillojnë të kryejnë rezervimet e tyre për të vizituar vendlindjen.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.

“Bashkёatdhetarё/Udhёtarё tё dashur,

Rikthehemi pёrsёri me rajonin e Friedrichshafen duke filluar nga data 2 Qershor 2021!”, ka shkruar ajo.