Itali

Rikthehen ditët e zeza në Itali, ky është raporti 24-orësh

Italia vazhdon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe viktimat.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali bëhet me dije se në 24 orët e fundit 26 mijë e 831 kanë rezultuar pozitivë nga 201 mijë testime të kryera.

Po ashtu edhe 217 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar  616 mijë të infektuar dhe mbi 38 mijë viktima.