Rihapen klubet e natës, tërbohen të rinjtë britanikë. S’i ndalë dot koronavirus FOTO

Pas tre muajsh të izoluar nga pandemia e koronavirusit, Britania vendosi të rihapë restorantet, baret dhe sallonet e bukurisë.

Kaq ka mjaftuar për të rinjtë që të rinisnin jetën e tyre të shfrenuar nëpër klube.

Në fotot e më poshtë shihen të rinj të cilët nuk kanë ruajtur distancë, janë argëtuar me miqtë e tyre mes alkoolit dhe përqafimeve dhe mbi të gjitha kanë vendosur veten në rrezik.

Sjellja e tyre mund të sjellë shpërthimin e një tjetër vale Covid-19.

Të rinjtë britanikë kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit dhe duket qartë se nuk kanë më frikë nga virusi.