Këngëtarja dhe disenjatorja e famshme Rihanna është e suksesshme në secilën fushë që punon, duke përfshirë edhe reklamimin e produkteve të saj. Në këtë ajo na ka bindur me postimin e saj të fundit në “Instagram”, në të cilin ajo ka prezantuar buzëkuqin e saj të ri nga brendi “Fenty Beauty”, i cili do të lansohet për Ditën e të Dashuruarve.
Dhe në shenjë të kësaj dite ky buzëkuq vjen me nuancë të theksuar të ngjyrës rozë, për të cilin ajo ka vendosur t’i bëjë edhe reklamë në “Instagram”, kështu që ajo është veshur nga thembrat e deri në maje të kokës me ngjyrë rozë, duke përfshirë edhe ngjyrën e veturës.
Përveç që ka treguar se si duket buzëkuqi në buzë, ajo e ka kombinuar edhe me një veshje të shkurtër lart dhe pantallona të ngushta nga lateksi, duke nxjerrë në pah format seksi të trupit.








