Rihanna shuan spekulimet mbi shtatzaninë

Rihanna ka mohuar spekulimet e fundit se është shtatzënë. Gjithçka nisi pasi u nderua nga Barbados, vendi i saj i lindjes me titullin heroina kombëtare, ku ylli i muzikës kishte veshur një fustan që vinte në pah barkun pak të fryrë.

Tashmë, Rihanna i ka mohuar drejtpërdrejt thashethemet për shtatzëninë në një mesazh direkt për një fanse në Instagram. Në mesazhin për fansen e quajtur Jen, ylli i muzikës përmendi se ka spekulime të vazhdueshme nëse ajo është apo jo shtatzënë.

Jen i shkroi: “A mund të vij te festa e bebit tënd? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë të bukur”. Ndërsa Rihanna ia ktheu: “Ti nuk ke ardhur as në 10 festat e mëparshme”, duke lënë të kuptohet se as kësaj here nuk është në pritje të ëmbël.